Lajme
EULEX-i me ekip të posaçëm hetimi për akuzat e Martyt
Shefi i misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka thënë të martën para Nënkomitetit për siguri dhe mbrojtje të Parlamentit Evropian se EULEX-i është në gjendje të zbatojë hetim adekuat rreth pohime të Dick Martyt rreth tregtisë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri në vitin 1999.
Sipas tij, tash për tash, nuk ka probleme me drejtësinë kosovare, me atë shqiptare dhe serbe gjatë hetimit të rastit, duke pohuar se EULEX-i është duke i kushtuar vëmendje të madhe raportit të Martyt, raportojnë sot mediat serbe.
Marnhac ka thënë formalisht ende nuk është vendosur se në çfarë mënyre do të merret EULEX-i me akuzat e theksuara në raportin e Martyt, por është marr vesh me prokurorët për formimin e një ekipi të posaçëm të prokurorëve dhe hetuesve që do të merren me këtë çështje.
“Me fol strikt me fjalor juridik, prokurorët e EULEX-it e kanë pranuar hetimin të raportit të Martyt, ngase vlerësojnë se kanë prova të mjaftueshme, apo pohime të mjaftueshme dhe serioze”, ka thënë Marnhac gjatë paraqitjes në Parlamentin Evropian.
Shefi i EULEX-it ka thënë se, pas publikimit të raportit, një prokuror dhe ai i janë drejtuar Martyt, duke kërkuar prova nga ai.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet












