Lajme
Euro, në nivelin më të ulët nga shtatori 2019
Bëhet e ditur se monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, e ndikuar nga efektet sezonale që ushtrojnë presion për nënçmimin e saj gjithnjë në gjysmën e parë të muajit gusht.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.47 lekë, duke rënë me 0.03 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga fillimi i javës, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 0.2 lekë.
Thuhet se ky është niveli më i ulët që nga shtatori 2019, kur euro këmbehej me 121.44 lekë. Në verë të 2019-s, euro zbriti nën 121 lekë për herë të parë në 11 vjet.
Arsyet e rënies se monedhës së përbashkët krahas efekteve sezonale, si rrjedhojë e prurjeve të turistëve dhe emigrantëve, sipas aktorëve të tregut lidhen edhe me flukset e larta të valutës informale që hyjnë në vend. Në kahun tjetër kërkesa për valutë dhe tërheqja e saj nga bizneset mbetet në nivele shumë të ulëta.
Edhe në bursat ndërkombëtare euro ka qenë e dobët. Ditën e sotme një euro u këmbye me 1.185 dollarë, niveli më i ulët në gati dy muaj, si rrjedhojë e pasigurive që qëndrojnë në ekonomi nga një valë e re e infeksioneve.
Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje sot, duke u këmbyer me 102.45 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se një ditë më parë.
Euro është këmbyer mesatarisht me 122.8 lekë, për periudhën janar- 4 gusht, nga 123.7 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 123.5 lekë në janar-gusht 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












