Lajme

Europa Lindore vs. Perëndimore: Cila ka sistemin më të mirë shkollor?

Ndryshimi mes shkollës së Europës Lindore dhe asaj Perëndimore ka qenë një pikë e nxehtë diskutimi prej dekadash të tëra.

Çuditërisht, edhe pse ditët e sotme bota ngjason më tepër me një ‘fshat të vogël urban’, diferencat mes këtyre dy rajoneve ekzistojnë ende.

Perdja e hekurt nuk ishte ‘kufiri i parë imagjinar’ që nisi të ndante Europën lindore nga ajo perëndimore.

Në fakt, që prej skizmës së famshme në Kishën Romake mes asaj Katolike në Perëndim dhe asaj Bizantine në Lindje, nisi të ndjehej një konkurrencë e qartë mes shteteve të Lindjes dhe atyre të Perëndimit – një ndarje që u thellua edhe më tej gjatë Luftës së Ftohtë dhe afrimit gjithnjë e më shumë të Europës Perëndimore me Amerikën e Veriut.

Por le të kthehemi tek shkollat…

Prindërit tanë kanë qenë të parët që e kanë lavdëruar sistemin e rreptë dhe disiplinën e shkollës ruse – por sa të ndryshme janë vërtet këto sisteme shkollore?

Për të mos harruar ato historitë e nxënësve që emigrojnë nga Evropa lindore në atë perëndimore ose në SHBA, të cilët kalojnë një apo dy klasa përpara?

Çfarë i dallon kaq shumë këto sisteme nga njëri-tjetri?

Le të përpiqemi ta zgjidhim këtë misteri njëherë e përgjithmonë!

Origjina

Të dy sistemet arsimore kanë origjinë thellësisht të ndryshme.

Ndërsa Evropa Perëndimore i ka rrënjët në Athinë, Romë dhe Fetë Judeo-Kristiane, Europa Lindore është ndikuar nga një miks kulturash si Kristianizmi Ortodoks, Islami madje edhe filozofia kineze e Konfucianizmit!

Rrjedhimisht, Edukimi Perëndimor ndjek mënyrën e të mësuarit Platonian – i cili vlerëson mësimin aktiv, dialogun dhe të menduarit kritik, ndërsa Edukimi Lindor, vlerëson disiplinën dhe të mësuarit pasiv.

Në terma të përgjithshëm, edukimi perëndimor vlerëson të kuptuarit e temave specifike mbi njohuritë e përgjithshme, ndërsa edukimi lindor vlerëson  memorizimin (të mësuarit përmendësh) dhe disiplinën si një nga metodat më efikase.

Diskutimet në klasë apo ato në grup, në Perëndim janë diçka që nxitet dhe komunikimi i vazhdueshëm mes nxënësve dhe mësuesit shihet si një mënyrë e mirë për t’i ndihmuar nxënësit të njohin vetën dhe të komunikojnë idetë e tyre.

Nga ana tjetër, në Lindje, përgjegjësia e plotë për atë që nxënësi duhet të mësojë bie plotësisht mbi mësuesin, mentorin apo maestron!

Megjithatë, ditët e sotme shkollat lindore po mundohen të adoptojnë metoda të shkollës perëndimore, duke shtuar më tepër aktivitetet e lira në klasë dhe duke ushqyer kreativitetin dhe imagjinatën e studentëve.

Në përgjithësi, Perëndimi dhe Lindja mund të shihen si dy anë të të njëjtës medalje, dhe një kombinim i të dy sistemeve, të menduarit kritik, kreativ dhe individual perëndimor së bashku me objektivitetin lindor, disiplinën dhe rreptësinë, do të përbënin të mesmen e artë dhe metodën më ideale për të mjeshtëruar çdo aftësi apo shkëlqyer në çdo profesion!/Euronews

Perceptimi mbi edukimin në Perëndim:

  • Kreativiteti
  • Gabimet trajtohen në mënyrë pozitive dhe si mundësi për të mësuar
  • Diskutimet e hapura
  • Projektet me shkrim ose prezantimet shpesh herë në vend të testeve dhe provimeve

Perceptimi mbi edukimin në Lindje:

  • Mësimi përmendësh
  • Konkurrenca e lartë
  • Rregulla të respektuara rreptësishtë
  • Rëndësi ndaj notave dhe provimeve
  • Konformiteti inkurajohet
  • Kritika shihet si diçka pozitive për t’i shtyrë nxënësit të përmirësojnë performancën