Lajme

Evropa po përjeton verën më të nxehtë që nga viti 1500

Në pak më shumë se dy dekada, Evropa ka përjetuar pesë verat e saj më të nxehta që nga viti 1500. Ndërsa temperaturat rriten mbi 40C në gjithë Evropën këtë javë, këtu është një vështrim në historinë e valëve të të nxehtit të fundit që kanë goditur kontinentin, përcjell albinfo.ch.

Valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit të Evropës janë rikthyer në qendër të vëmendjes për zjarret shkatërruese dhe me temperatura të larta që parashikohen të arrijnë nivele rekord në Britani dhe Francë këtë javë.

Të hënën, më 18 korrik, Komisioni Evropian paralajmëroi se më shumë se gjysma e territorit të BE-së ishte në rrezik për të vuajtur nga thatësira për shkak të mungesës së reshjeve të fundit dhe temperaturave përvëluese.

Zjarret në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë detyrojnë mijëra banorë dhe turistë të ikin, si dhe kanë vrarë disa njerëz, duke përfshirë një bari spanjoll dhe një zjarrfikës.