Lajme

Evropa zbut masat për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Është bërë e ditur se në muajin dhjetor mund të ketë zbutje të masave kufizuese, në periudhën para Krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania vetëm nga 20 dhjetori do të bëjë zbutje të lehta në drejtim të kontakteve personale, me lejimin e takimit të 10 personave nga familje të ndryshme nga 23 dhjetori deri pas 1 janarit, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se në Itali, nga e diela tri zona të kuqe infektimi u shpallën si zona portokalli. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonte dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe banorët mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do të hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur. Në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura.

Nga ana tjetër, presidenti Macron tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese ka zbutur disa masa. Tani atje hapen dyqanet, restorantet dhe qendrat e fitnesit. Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. OBSH ndërkohë ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë.

Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të virusit të Coronës. Vetëm te shifra të tillë vaksinimi virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori i OBSH-së, Mike Ryan. /Albinfo.ch

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI