Kuriozitete
Facebook pritet të ndryshojë emrin
Facebook ka ndërmend të ndryshojë emrin, sipas një raporti të faqes së internetit të teknologjisë amerikane “The Verge”, i publikuar sot.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, pritet të njoftojë vendimin në konferencën e kompanisë Connect, më 28 tetor.
Ndryshimi besohet se paralajmëron ambicien e gjigantit të teknologjisë për t’u njohur për më shumë sesa vetëm për mediet sociale.
Sipas raportit, riemërtimi i grupit ka të ngjarë të pozicionojë Facebook-un si një nga shumë produktet nën një kompani mëmë, që mbikëqyr gjigantët e tjerë të teknologjisë, aktualisht në pronësi të Facebook, si Instagram, WhatsApp dhe Oculus, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Facebook nuk pranoi të komentojë në lidhje me këto thashetheme.
“Facebook planifikon të krijojë 10 000 vende të reja pune me aftësi të larta në Bashkimin Evropian gjatë pesë vjetëve të ardhshme, për të ndërtuar të ashtuquajturin Metaverse”, njoftoi kompania në një postim në blog të hënën.
Metaverse është një term ombrellë për një përsëritje teorike të internetit në të ardhmen, që përbëhet nga hapësira të përbashkëta virtuale 3D, të lidhura së bashku për të formuar një botë virtuale.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve













