Kuriozitete
Facebook u bën thirrje partive shqiptare të jenë transparente në reklamat e tyre
Facebooku ka thënë se partitë politike të Shqipërisë duhet të jenë transparente për mënyrën se si i financojnë reklamat politike në llogaritë e tyre para zgjedhjeve.
Në një deklaratë të Facebookut thuhet se duke filluar nga e enjtja “të gjitha reklamat politike dhe elektorale në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar”, si dhe të përfshijnë në to nga kush janë sponsorizuar. Ato duhet të jenë të autorizuara në vend, shkruan AP.
Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 25 prill. Për shkak të pandemisë, fushata zgjedhore ka mundësi të mbahet më shumë në rrjetet sociale.
Shqipëria ka masa strikte kundër COVID-19, përfshirë kufizimin gjatë natës, detyrimin e mbajtjes së maskës dhe ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 njerëzve.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











