CH-Ballkani
Familja zvicerane bën me shtëpi të re një familje 7-anëtarëshe
Një familje zvicerane ka bërë me shtëpi të re një familje nga Gjilani. Iniciator për ndërtimin e shtëpisë së familjes Isufi e kishte marrë Ruzhdi Bunjaku
Ka dashur të jetë anonim, megjithatë e ka bërë me shtëpi të re një familje shtatë anëtarëshe në Gjilan.
Familja e Nazim Isufit po jetonte në kushte të rënda, derisa as Komuna e Gjilanit nuk i kishte ardhur në këtë. Djali i Nazimit punonte herë pas here, por nuk ia dilte i vetëm të kursente sa për të ndërtuar shtëpi, shkruajnë mediat në Prishtinë.
Megjithatë, kësaj familjeje ëndrrën ia ka realizuar një familje zvicerane që ka dashur të jetë anonime, kurse iniciativën për t’iu siguruar kulm mbi kokë kësaj familje, e ka marrë mërgimtari Ruzhdi Bunjaku, i cili ua ka dorëzuar çelësat, përcjell albinfo.ch.
Familja Isufi ishte shumë e lumtur dhe e ka falënderuan Bunjakun për iniciativën dhe familjen zvicerane që i ka ndihmuar.
Më parë Bunjaku iu kishte ndërtuar shtëpi tetë fëmijëve të familjes Marovca.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg














