Kosova
Familjarët e Tomor Morinës të zhgënjyer nga shteti
Shumë rëndë e ka përjetuar arrestimin e Tomor Morinës, djali i hallës dhe shoku i fëmijërisë, Gurakuq Dobruna.
Dobruna është i befasuar lidhur me arrestimin e tij dhe po pret reagimin e shtetit për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së.
Ai beson në pafajësinë e tij, por është i zhgënjyer se si 20 vjet pas luftës po trajtohen ashtu siç i quan ai, ushtarët e vërtetë të UÇK-së.
Arrestimin e Morinës e quajnë padrejtësi që është duke ndodhur në vazhdimësi ndaj ushtarëve të UÇK-së, nga organizatat e dala nga lufta në Gjakovë.
Ata shprehen të indinjuar me institucionet e Kosovës që, sipas tyre, po dështojnë t’i mbrojnë të pafajshmit.
Ndërkohë, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të Morinës, i cili u arrestua të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.
Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast, do të respektohet ligji, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













