Koronavirusi: çast pas çasti
Fatih Terim, me koronavirus
Trajneri më i njohur turk, Fatih Terim, është prekur nga koronavirusi.
Këtë e kanë bërë të ditur të hënën mbrëma mediat në Turqi, duke u bazuar në një postim që ka bërë vetë trajneri i Galatasarayt.
“Rezultatet e testit i mora sot dhe rezultati i tij është pozitiv për koronavirus. Jam në duar të mira, i shtrirë në spital. Mos u brengosni”, ka shkruar Terim, i njohur me nofkën Imperatori.
66-vjeçari vlerësohet shumë lart në Turqi dhe në botën e futbollit. Ka arritur suksese shumë të mëdha si trajner. Ka drejtuar Turqinë në periudha të ndryshme, ndërsa ka arritur suksese të mëdha me Galatasaryn, të cilin klub e ka drejtuar në katër periudha të ndryshme. Ka punuar edhe te Fiorentina e Milani në Itali, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













