Gruaja
Fatjeta Barbullushi dhe bendi Guralumi vijnë me albumin “Lule bore”
Barbullushi bashkë me bendin “Guralumi” ia kanë arritur me projektin më të ri të sjellin një homazh kolosëve të muzikës së mirëfilltë shqiptare, si Nexhmije Pagarusha, Vaçe Zela, Fitnete Rexha etj.
Këngëtarja e njohur shkodrane, Fatjeta Barbullushi, në një intevistë për albinfo.ch zbulon më të rejat në karrierën e saj muzikore dhe tregon se sa e vështirë është të jesh artiste në një vend të huaj.
Ndër të tjera, ajo zbuloi projektin më të ri muzikor “Lule bore”, që e kishte realizuar në bashkëpunim me një grup të njohur të skenës muzikore në Zvicër.
Ndoshta, mision i vështirë por Barbullushi bashkë me bendin “Guralumi” ia kanë arritur me projektin më të ri të sjellin një homazh kolosëve të muzikës së mirëfilltë shqiptare, si Nexhmije Pagarusha, Vaçe Zela, Fitnete Rexha, Muharrem Gurra e plot kompozitorë e artistë të tjerë shqiptarë.
Fatjeta, e cila jeton dhe krijon në Zvicër, njihet për shumë hite, siç janë “Pashë dy sytë në ballë”, etj.
Ajo kishte emigruar në Zvicër që në vitin 1999, ndërsa sot e kësaj dite i mbetet besnike identitetit, traditës, kulturës e artit shqiptar.
“Vija shpesh edhe me organizime e aktivitete muzikore edhe më përpara. Jam pritur mirë padyshim, e publiku shqiptar më ka përkrahur, ndoshta sepse ishim të njohur me njëri-tjetrin gjithsesi me anë të prezantimeve të mia televizive dhe skenave shqiptare”, fillon rrëfimin Barbullushi.
Ajo ka të edituar deri tani 4 albume, dhe të gjithë janë të lidhur me veprimtarinë e saj artistike në Zvicër.
Por, albumi i fundit “Lule bore” është më ndryshe.
“Po, `lule bore` përfshin edhe publikun e huaj, i cili shfaq tashmë shumë interes për muzikën të cilën e përcjellim aktualisht”, thotë këngëtarja shkodrane.
“Tematika e këngëve të mia përqendrohet gjithmonë te qëllimi i kuptimit tim për jetën e universin në përgjithësi; `Dashnia”.”
Ajo ka bashkëpunuar për tekste dhe këngë gjithmonë me emrat më të njohur e të talentuar të muzikës shqiptare.
Barbullushi, me kërkesën e grupit “Guralumi” ka pranuar të jetë soliste e këtij jazz bandi, një grup muzikantësh, të cilët marrin frymëzimin nga muzika shqiptare.
“Dëshira dhe pëlqimi im për muzikën jazz më kanë shtyrë të jem më e interesuar, kurioze dhe të eksploroj plotë labirinte të këtij zhanri. Kam marrë kurse dhe formacione intensive përpara dhe gjatë integrimit tim në grup”, tregon ajo arsyet për bashkimin me grupin muzikor “Guralumi” të Lozanës
Në dhjetor të vitit kaluar në bashkëpunim me shtëpinë e njohur zvicerane muzikore në Bernë, “Unit Records” është nxjerrë albumi “Lule bore”, promovimi i të cilit po vazhdon.
“Të jesh thjesht artist, sa është bukur aq është dhe vështirë, po të jesh artist në emigracion është shumë e vështirë. Mendoj e besoj se aty ku ka vështirësi, ka edhe arritje të mirëfillta e me kuptim, të suksesshëm e shembullor, nëse dimë t’i qëndrojmë besnik pasionit, identitetit, traditës, kulturës e artit tonë”, thotë këngëtarja Barbullushi.
Albumi “Lule bore” i përmban dhjetë këngë tashmë të mirënjohura për publikun shqiptar.
“Në këtë album, bashkë me aranzhuesin e kompozitorin Gjon Guralumi, i cili është dhe lideri i grupit, kemi zgjedhur tu bëjmë homazh kolosëve të muzikës së mirëfilltë shqiptare, si Pagarusha, Vaçe Zela, Fitnete Rexha, Muharrem Gurra, e plot kompozitorë e artistë të tjerë shqiptarë”, tregon Barbullushi.
Zgjedhja e repertorit e kuruar në detaje përbën larushi këngësh të të gjithë trevave shqiptare.
Albumi është regjistruar në një studio profesionale në Zvicër pas një pune intensive dy vjeçare të bendit dhe solistes.
Editimi është realizuar në një ndër shtëpitë muzikore të njohura zvicerane “Unit Records”, e cila iu bashkua projektit me një kontratë pesë vjeçare bashkëpunimi.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFatjeta Barbullushi
- Prejardhja:Shqipëri
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Këngëtare
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?