Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Kosova e Cyrihut fiton Kupën e Diasporës
FC Kosova e Cyrihut është fituese e Kupës së Diasporës në futboll për vitin 2019, raporton albinfo.ch.

Në finalen e luajtur në stadiumin Buchlern në Cyrih, FC Kosova e Cyrihut si fituese e Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ka fituar të shtunën ndaj FC Kosova München si fituese e Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Gjermani
Ky spektakël futbolli në Zvicër ishte organizuar nga FC Kosova Zürich si fituese e Kupës në Zvicër në bashkëpunim me Unionin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër (UKSHFZ), Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ) dhe Ministrinë e Diasporës e Kosovës, raporton albinfo.ch.
Ekipi vendas fitoi 2:0. Golin e parë në pjesën e parë për djelmoshat kuqezi e ka shënuar Çlirim Shabani, ndërsa në pjesën e dytë ka shënuar për FC Kosovën, Ilir Bajrami. Mysafirët nuk arritën të shënojnë megjithë shanset e shumta që kishin.
Kupën, kapitenit të FC Kosovës, Thomas Weller dhe presidentit Nesret Limani ia ka ndarë Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemaili, dhe zëvendësministri kosovar nga Ministria e Diasporës, Afrim Bekteshi, ndërsa ka marrë pjesë edhe Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli.
Ky i fundit është shprehur i kënaqur me lojën e zhvilluar. “Përshëndes të dy klubet që dhanë një lojë kaq të bukur të futbollit Fair-Play dhe vëllazërore”, tha Demolli.
Edhe diplomati kosovar Mustafë Xhemaili ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në këtë finale të futbollit, duke theksuar se me këtë rast për dyja ekipet ka fituar Kosova.
Ndërsa mysafiri nga Prishtina, zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Afrim Bekteshi ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin aktivitete të këtilla, por jo vetëm sportive, por kulturore etj.
“Sportistët janë ambasadorët tanë që po i shtojnë vlerë edhe vendeve ku luajnë, por edhe vendit të tyre prej nga vijnë, në këtë rast Kosovës”, tha Bekteshi.
“Ne u kënaqem me një spektakël në finale me dy ekipe me të njëjtën emër, njëra nga Zvicra dhe tjetra nga Gjermania dhe kishin një synim fitoren për Kosovën”, tha zëvendësministri kosovar.
Tani fituesi i Kupës së Diasporës, FC Kosova e Cyrihut në vjeshtë do të udhëtojë për në Kosovë për të luajtur kundër fituesit të Kupës së Kosovës, Feronikelin.

















E-Diaspora
-
Këshilli i Arsimtarëve në Diasporë, me mesazh për Festën e Flamurit Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ja) përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve, kudo që...
-
Ndahen çmimet “Züri Awards”: Islam Alijaj shpallet “Tsürcher i Vitit 2023”
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për vrasësin e Shqiponja Isufit
-
“Xhubleta në UNESCO”, një mbrëmje kulturore e veçantë, e mbajtur në Lozanë
-
Zvicër: ‘Forumi Ekonomik” ndërmjet bizneseve të diasporës shqiptare dhe atyre nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ekspertët mbështesin përfitimet shëndetësore të ujit të ftohtë Mbrojtësit e notit në ujë të ftohtë këmbëngulin për përfitimet e tij shëndetësore – dhe mendimi...
-
Radari ‘kapi’ gabimisht 10,000 shoferë të pafajshëm në Bernë
-
Qyteti zviceran voton për të refuzuar eksperimentin e të ardhurave bazë
-
Si ta kontestoni një gjobë për shpejtësi në Zvicër?
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është kthyer në problem serioz në Zvicër