Futboll

FC Prishtinës së Bernës i mungon shkëlqimi i dikurshëm

Ishin sezonet 2014/15 dhe 2015/16 kur për herë të fundit FC Prishtin e Bernës po shkëlqente dhe ishte në majat më të mëdha të suksesit, atë kohë në drejtimin Ervin Gashit.

Këta dy sezone klubi më i vjetër shqiptarë në Zvicër, shënoi rezultate historike, inkuadrimin e njëpasnjëshëm nga liga e 3-të në ligën e 2-të Bern/Jura dhe nga kjo ligë ngritët në ligën e 2-të Ndër-rajonale (Interregional), aty ku luan edhe aktualisht.

Prej atëherë, suksesi ka stagnuar, rezultatet më të mira dhe shkëlqimi i dikurshëm mungojnë.

Sezonin vjeshtor FC Prishtina e mbylli në pjesën e poshtme të tabelës, në zonën e rrezikut. Vetëm 11-të pikë nga 13-të takime. Dyfish ka pranuar më shumë gola se sa ka shënuar, 18:35, njofton Albinfo.ch.

Sezonin e shkuar arriti të mbijetoj në ligë vetëm në takimin e fundit, aktualisht rreziku duket edhe më i madh sepse ekipet më lartë Prishtinës ikin më 4-7 dhe më shumë pikë.

Pushimi dimëror duhet të shfrytëzohet dhe Prishtina në Pranverë ta rinis ta shfaq shkëlqimin e munguar prej tre vitesh.