Kosova
Ferizaji, gati për të pritur mërgimtarët
Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Ferizaj. Nga kjo mbledhje është konstatuar se gjendja e sigurisë në territorin e Ferizajt është e qetë dhe stabile, përcjell albinfo.ch.
Kësisoj, nga Komuna e Ferizajit kanë njoftuar se janë gati për të pritur mërgimtarët.
“Në forumin më të lartë të sigurisë në nivel lokal, që u kryesua nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, u diskutuan sipas Planit të Punës së këtij mekanizmi një varg çështjesh, duke përfshirë riintegrimin e personave të riatdhesuar, masat për trajtimin e qenve endacakë, kontrollin dhe trajtimin e lëmoshkërkuesve, organizimin institucional për mirëpritjen e mërgimtarëve, sigurinë në shkolla, angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla përmes mekanizmave të kontrollit në shkollë si dhe luftimin e narkomanisë në shkolla dhe hapësira publike”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Përmes këtij njoftimi, ata kanë thënë se i kanë kushtuar vëmendje dhe kujdes të veçantë edhe organizimit institucional për mirëpritjen e bashkatdhetarëve.
“Nënkryetari Ferati tha se Komuna e Ferizajt ka marrë të gjitha masat në kompetencën e saj për të mundësuar një ambient të përshtatshëm gjatë periudhës së pushimeve në vendin tonë të mërgimtarëve, duke u ndalur në programin kulturor përgatitur enkas për mërgimtarët si dhe masat në trafik së bashku më Policinë e Kosovës, për qarkullimin pa pengesa gjatë këtyre muajve të verës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













