Lajme
Festivali Ndërkombëtar i Balonave është rikthyer në Zvicër
Pas dy vjet pandemie, është rikthyer sërish Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Chateau-d’Oex, Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se deri më 29 janar do të marrin pjesë rreth gjashtëdhjetë balona, me po aq ekuipazh nga 15 vende të botës.
Vlen të theksohet se ky është edicioni i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Balonave, i cili filloi më 21 janar në Château-d’Oex, pas një pauze dyvjeçare për shkak të Covid.
Nëse kushtet e motit do të jenë të favorshme, do të ofrohen sërish fluturime “turistike”. Këtë vit do të ketë edhe disa risi, duke përfshirë një sërë konferencash dhe bashkëpunimin me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Alpin (FIFAD), falë të cilave vizitorët do të mund të shohin filmat e shpërblyer në edicionin e gushtit të kaluar.
Gjithashtu është planifikuar një shfaqje dhe ekspozitë për fëmijë, ndërsa shfaqja e zërit dhe dritës ‘Night Glow’, është anuluar për arsye financiare.
Vlen të cekët se Festivali Ndërkombëtar i Balonave Château-d’Oex tërheq nga 15,000 deri në 35,000 spektatorë çdo vit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” Shkeljet ishin të natyrës administrative dhe jo penale. Gjykata gjithashtu liroi gruan nga akuzat për shtrëngim,... -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë












