Lajme
Festohen Pashkët nën thirrje për paqe e tolerancë
Kjo festë është duke u shënuar nën masat e rrepta të Policisë së Kosovës, e cila është mobilizuar për të parandaluar akte të mundshme të dhunës, ndërsa pranë të gjitha kishave ka prani të shtuar të policisë
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji Gjatë në meshën solemne të Pashkëve të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ka kërkuar që çdonjëri prej qytetarëve të promovojë tolerancën ndërfetare dhe dashurinë ndër njerëzore. Ai i ka bërë thirrje bashkësisë fetare shumicë, që të mos hesht, e as të mos struket në pafajësinë e vet.
“Po kremtojmë këtë Pashkë në këtë Kishë, në këtë Katedrale, të cilën po përgatitemi ta shugurojmë në shtator, në njëvjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë dhe gjatë gjithë vitit do të na prijë motoja ‘vjet në Romë e sivjet në Prishtinë”, tha Dodë Gjergji dhe shtoi se askush të mos ketë frikë, as ata që janë pagëzuar më parë dhe as ata që do të pagëzohen sonte, raporton KP.
Dodë Gjergji mes tjerash tha se paqja e vërtetë është ajo, që e ka burimin në drejtësinë e Zotit, kurse shtoi se në Kosovë kanë kaluar shumë vite, që kur paqja është rënduar nga ata që e ndalen luftën, por kjo, siç tha ai, nuk do të thotë që “me ne mbretëron paqja, pasi që ajo akoma nuk ka depërtuar në mendjen dhe në zemrën e secilit dhe kemi shumë pasoja të dhimbshme.
“Përfaqësues të shoqërisë dhe të pushtetit, që s’arrin të sigurojnë paqe për të gjithë, akuzojnë njëri tjetrin për mungesën e saj brenda nesh. Nuk mungojnë edhe ata që kanë frikë nga vetë paqja. E kjo i bënë të jenë në konflikt me të kaluarën, s’mund ta pranojnë të sotmen dhe nuk duan ta arrijnë të ardhmen, për të cilën të gjithë angazhohemi”, tha Imzot Dodë Gjergji.
I pari i Kishës Katolike në Kosovë, vlerësoi se duket që kur në ne mungon lufta, ne e kemi përdorur kohën, për t’i shpallur luftë vetvetes.
“Edhe tek ne, akoma pa u shuar krejtësisht ankthi dhe trishtimi i luftës së fundit, përditë e më shumë po rritet rreziku dhe ankthi nga terrorizmi. Prandaj askush nuk mund të jetë i përjashtuar, sepse të gjithë jemi të thirrur që të punojmë për paqen mes njerëzve dhe të mos pushojmë kurrë duke mësuar nga dashuria e Krishtit të kryqëzuar dhe te ringjallur”, tha ai.
Në vazhdim të ceremonisë së Pashkëve, janë pagëzuar edhe disa besimtar të krishterë, ndërsa festa ka vazhduar me recitale dhe lutje të besimtarëve.
Kjo festë është duke u shënuar nën masat e rrepta të Policisë së Kosovës, e cila është mobilizuar për të parandaluar akte të mundshme të dhunës, ndërsa pranë të gjitha kishave ka prani të shtuar të policisë.
Ndryshe edhe sot, gjatë tërë ditës në Kosovë do të ketë mesha kushtuar Pashkëve, ndërsa në mbrëmje do të ketë pritje solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
E-Diaspora
-
Ekspertë ndërkombëtar diskutojnë rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik Një panel ndërkombëtar në përbërje të Nik Gugger, anëtar i Këshillit Kombëtar të Asamblesë Federale të... -
Valdete Hoti nderohet për kontributin në ruajtjen e kujtesës së gjenocidit në Kosovë -
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Katolike Prokurorët në qytetin zviceran të St. Gallen kanë përfunduar një hetim mbi pesë ankesa për abuzim... -
Kantoni i Baselit konfirmon rritjen e mungesave të nxënësve në shkolla -
Pa borë, bizneset kërkojnë orar të shkurtuar -
Sondazh: Shumica e zviceranëve mbështesin neutralitetin, por edhe furnizimin e Ukrainës me armë -
Studim mbi kanabisin: Variacione të mëdha në tregun e zi në Zvicër










