Futboll
FFK-ja po i përgatit letrat për lojtarin që Kosovën nuk e ka opsion të vetëm
Dresheviq ka pasur një fillim të furishëm të edicionit në Holandë
Federata e Futbollit e Kosovës po e vazhdon punën për të afruar Ibrahim Dresheviqin në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Dresheviq ka pasur një fillim të furishëm të edicionit në Holandë, duke realizuar dy gola të bukur në dy xhirot e para për Heerenveenin.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka zënë vend dy herë rresht në ekipin e javës të kampionatit holandez dhe për të po parashikohet një edicion shumë i suksesshëm. Ai në janar ishte transferuar te Heerenveeni nga Elfsborgu suedez, ndërsa në pranverë kishte luajtur në gjashtë ndeshje kampionale.
Në maj ai vendosi të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa u ftua për dy ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi e Bullgarinë. Por nuk mundi të luajë pasi nuk kishte dokumentacionin e kompletuar.
Nuk është plotësisht e sigurt nëse Dresheviq do të fitojë të drejtën të luajë për Kosovën edhe për ndeshjet e shtatorit, por mëdyshje ka krijuar edhe një deklaratë e tij e dhënë të hënën për mediat suedeze.
Për “fotbollskanalen.se” nuk është shprehur plotësisht i vendosur se do të luajë për Kosovën. Një ftesë eventuale nga Suedia do të mundë të ndryshonte gjërat.
Por në Federatën e Futbollit të Kosovës nuk kanë ndonjë dyshim për përkushtimin e Dresheviqit që të luajë për Kosovën shkruan Koha Ditore, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













