Bota
Fillojnë karnavalet tradicionale në Venecia
Një flotë e anijeve me venecianë të maskuar dhe me kostume, shënoi fillimin e sezonit të karnavaleve në qytetin e famshëm italian, Venecia. Më shumë se 130 anije me vizitorë u futën në lagjen Cannaregio.
Atyre u brohorisnin njerëzit, që kishin dalë për të parë paradën. Këto karnavale për herë të parë janë organizuar në shekullin XI, për t’i paraprirë Pashkëve.
Gjatë dy javëve të karnavalit, qyteti mbushet me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe bota. Turisti Alexis Marathovouniotis, i cili erdhi nga Qipro, tha se karnavali i Venecias është përvojë që të gjithë duhet të kenë të paktën një herë në jetë. Alessandra Turazza nga Verona tha se ngjarja ka vlerë historike dhe është e pamundur të kopjohet nga ndonjë qytet tjetër, përcjell albinfo.ch.
Në shekullin e 18-të maskat u përdorën nga të pasurit për të mbetur anonim derisa votonin për çështjet e Këshillit. Disa maska u përdorën për t’u mundësuar njerëzve të shmangin erën e keqe të kanaleve ose nëse murtaja godet qytetin.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











