Maqedonia
Fillon debati për ligjin e gjuhëve, VMRO-DPMNE kundër
Në Kuvendin e Maqedonisë ka nisur debati për ligjin e ri për gjuhët. Me këtë ligj parashihet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha shqipe.
Por ashtu siç pritej VMRO-DPMNE kërkon të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe dhe të kalojë në debat publik. Sipas deputetëve të kësaj partie është shkelur kushtetuta dhe flamuri evropian. VMRO-DPMNE thotë se dygjuhësia nuk është kërkuar si kusht i BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Por kërkesa e tyre nuk mori përkrahjen e deputetëve të shumicës.
Xhevat Ademi tha se këtë propozim ligj që sot deputetët e VMRO-së e kundërshtojnë, e kishin pranuar para formimit te qeverisë. Ndërsa Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani përmes një komunikate për media ka thënë se implementimi i marrëveshjes Kornizë është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit të vendit. Ai ka ritheksuar se propozimi i ligjit për shfrytëzimin gjuhëve është pjesë e marrëveshjes kornizë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih











