Bota

Fillon fushata parazgjedhore në Greqi, të djathtët prijnë në anketa

Cipras fjalimin e tij për fillimin e ri të Greqisë e mbajti në Selanik, ku shpërthyen edhe protesta të dhunshme si pasojë e kompromisit me fqinjin verior. Javën e ardhshme planprogramin politik po nga Selaniku do e mbajë edhe partia e djathtë greke ND.

Tre javë pas përfundimit të programit financiar të BE-së ndaj Greqisë, kryeministri grek Alexis Cipras premtoi për një fillim të ri për vendin e tij. Tashmë kanë përfunduar vitet e dhimbshme të së kaluarës dhe se në të ardhmen Greqia mund të qëndrojë me këmbët e veta, shkruan “NZZ” fjalimin e Ciprasit në Selanik.

Megjithatë, sipas anketave të fundit Syriza ndodhet pas Nea Dimokratia (ND) të Kyriakos Mitsotakis. Politika me alternativë të lirë, shpërthimi i zjarreve në Athinë dhe marrëveshja me Maqedoninë i ka kushtuar popullaritetit të Ciprasit.

Cipras fjalimin e tij për fillimin e ri të Greqisë e mbajti në Selanik, ku shpërthyen edhe protesta të dhunshme si pasojë e kompromisit me fqinjin verior. Javën e ardhshme planprogramin politik po nga Selaniku do e mbajë edhe partia e djathtë greke ND. Të dyja partitë premtojnë uljen e taksave, ndërsa zgjidhjet parlamentare të parapara për në maj 2018 mund të mbahen më parë, përcjell albinfo.ch.

Fjalimi dhe protestat e 15 mijë grekëve në Selanik kundër kompromisit me emrin e fqinjit verior, tregon se fushata zgjedhore në Greqi, vetëm se ia ka filluar.