Kosova
Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit
Detaje se si mund ta ndërroni qendren e votimit për zgjedhjet e 6 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Kjo periudhë ka filluar sot (3 shtator) dhe do të përmbyllet më 14 shtator.
Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini qendrën tuaj të votimit dhe si ta ndryshoni atë, përcjellë albinfo.ch
1. SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?
Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden nga dita e sotme ta dijnë adresën e saktë të vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së (vegzës së shërbimit votues): http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/
Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të vendvotimit.Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index
2. SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT BRENDA KOMUNËS?
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes aplikacionit onlinemundëson ndryshimin e qendrës së votimit (brenda të njëjtës komunë) duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index
– Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.
Njoftim shtesë: Qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në komunën tjetër duhet ta informojnë QKRC-në (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës së tyre. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi i qendrës së votimit do të pasqyrohet edhe në listën e votuesve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














