Lajme
Fillon regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/12/mali-i-zi-587x387.jpg)
Në Mal të Zi është arritur një marrëveshje për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave. Drejtoria e Statistikave e Malit të Zi – Monstat, njoftoi se në 15 ditët e ardhshme do të jenë në terren nga ora 08:00 deri ne ora 20:00 rreth 3.000 regjistrues, shkruan DW.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se regjistrimi është përgatitur mirë dhe se “kemi treguar që Mali i Zi ka institucione funksionale dhe njerëz të përgjegjshëm, të gatshëm të ndërtojnë ura për të ardhmen evropiane”, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, nga partia e kryeministrit “Lëvizja Evropa Tani” thuhet se regjistrimi “do të ketë legjitimitet të plotë pas hapit të madh që ndërmori qeveria dhe shumica parlamentare duke përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës.
Në këtë regjistrim opozita do të ketë qasje dhe kontroll më të madh, nga sa ka pasur në regjistrimin e viteve 2003 dhe 2011.
Ndryshe, regjistrimi i fundit në Malin e Zi u bë në vitin 2011. Sipas rezultateve të asaj kohe, 45% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, 29% serbë, 9% boshnjakë, 5% për qind shqiptarë, 3% muslimanë dhe 1% kroatë e romë.
Ndikimi serb
Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe janë përzier jo rrallë në procesin e regjistrimit. Beogradi është përpjekur të përdorë identitetin serb në radhët e popullatës së Malit të Zi për të forcuar praninë e tij dhe për të rritur ndikimin në rajon, siç shkruan Deutsche Welle.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve në regjistrimin e popullsisë, duke shtuar se nuk do të ketë ndërhyrje të Serbisë, por se ka rëndësi që populli serb të mos zhduket.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n