Kosova
Filmi “Zgjoi” dhe debat mbi pozitën e gruas në Kosovë
Debatohet për rolin e grave, pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe tregun e punës, pasojat e dhunës seksuale të luftës...
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/06/medica-mondial-288x396.jpg)
Fahrija (Hoti) dëshiron të fitojë para duke prodhuar ajvar të bërë në shtëpi dhe t’i japë një perspektivë të re gjithë komunitetit të fshatit, i cili jeton në kushte të pasigurta që nga lufta e Kosovës. Mirëpo përpjekjet e saj shihen me dyshim dhe dënohen hapur, sepse “një grua duhet ta dijë vendin e saj”, dhe ky vend sigurisht nuk është pranë timonit të një makine ose në krye të një korporate.
Por, duke u bërë gjithnjë e më e suksesshme me projektin e saj, mendimi i të tjerëve ndryshon dalëngadalë…
Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Zgjoi” (Hive) i cili do të shfaqet enkas si bazë për debatin mbi pozitën e gruas në Kosovë, i cili do të zhvillohet nesër, më 10 qershor, në kinemanë “Xenix” të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Aktiviteti organizohet nga Medica Mondiale, fondacioni në Zvicër.
Në debatin për rolin e grave atëherë dhe tani, pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe tregun e punës, pasojat e dhunës seksuale të luftës, stigmatizimin dhe kërkesat e rëndësishme të lëvizjes feministe kosovare do të debatojnë:
- dr. Monika Hauser, themeluese e medica mondiale e.V. Këln dhe anëtare e bordit Medica Mondiale Zvicër
- Mirlinda Sada, Drejtoreshë Medica Gjakova
- Mirishahe Syla, aktiviste feministe në Kosovë.
Diskutimi, (në gjuhën gjermane dhe angleze) do të moderohet nga Vera Haag Arbenz, ish-menaxhere programi për Evropën Juglindore në medica mondiale Këln dhe anëtare aktuale e bordit në Medica Mondiale Zvicër.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Qershor 2023
- Ora12:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit9 Qershor 2023 - 20:00
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n