Futboll
Fino ankohet ndërkombëtarisht për zgjedhjet në FSHF
Bashkim Fino, kandidati që humbi në zgjedhjet për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, është ankuar në UEFA dhe FIFA për procesin zgjedhor që për kryetar nxori sërish Armand Dukën.
Fino ka çuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe atë të Lozanës çështjen e 12 shoqatave që morën pjesë në Asamblenë Zgjedhore.
“E kam dërguar me kohë në CAS çështjen e zgjedhjeve. Ne në fillim kemi bërë një ankimim në CAS-in vendas, sepse ashtu është si procedurë edhe pse me sa di unë Federata nuk e njeh CAS-in shqiptar, për këtë arsye e kemi dërguar edhe në CAS-in e Lozanës. Por me sa më ka informuar, CAS-i i Lozanës i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe studios tonë të avokatisë, një shkresë ku i kërkon ta zgjidhin këtë çështje në CAS-in vendas, në rast të kundërt brenda 3 ditësh do të fillojë çështja në Lozanë”, ka thënë Fino për Top-Channel.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ndërmarrë asnjë hap duke mos e konsideruar si çështje këtë kërkesë të kandidatit Fino, duke theksuar faktin se CAS-i vendas është një institucion i cili nuk është i regjistruar në gjykatë dhe si të tillë nuk e njeh, ndërkohë që sa i përket CAS-it të Lozanës, sipas FSHF, ende nuk ka një çështje të hapur zyrtarisht, duke i lënë gjithçka për momentin organizmave të drejtësisë sportive vendase.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndanë bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje Drejtësia ushtarake konsideron se vdekja e një ushtari të martën në terrenin e parakalimit të Bremgarten...
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën