Lajme
FIS: Siguria në Zvicër po përkeqësohet, rriten rreziqet nga spiunazhi dhe terrorizmi

Situata e sigurisë në Zvicër po përkeqësohet nga viti në vit, sipas raportit vjetor të Shërbimit Federal të Inteligjencës (FIS), “Siguria në Zvicër 2025”, të publikuar të mërkurën. Tensionet gjeopolitike globale dhe kërcënimet hibride po ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion mbi neutralitetin dhe sigurinë kombëtare të vendit, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
FIS shpreh shqetësim të thellë për rritjen e rrezikut nga spiunazhi, sidomos ndaj teknologjisë dhe organizatave ndërkombëtare me seli në Zvicër. Përkeqësimi i marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës, si dhe bashkëpunimi në rritje mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut për të sfiduar rendin ndërkombëtar, pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në politikën e sigurisë zvicerane.
Një tjetër kërcënim i madh që përmendet në raport është terrorizmi, me theks të veçantë në radikalizimin online të të rinjve. Sipas FIS, aktivitetet ekstremiste në internet janë bërë një burim i rëndësishëm i indoktrinimit dhe nxitjes së dhunës.
“Radikalizimi digjital dhe rritja e tensioneve ndërkombëtare po krijojnë një sfidë të re të sigurisë për Zvicrën,” theksohet në raport. Lufta në Ukrainë pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2025, ndërsa konflikti në rritje mes Izraelit dhe Iranit paraqet një tjetër vatër destabiliteti me ndikim të gjerë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?