Futboll
Fisnik Asllani vazhdon kontratën me Hoffenheimin
Gjatë sezonit të kaluar, ai pati një paraqitje mbresëlënëse në Bundesliga 2 me ekipin SV Elversberg, ku realizoi 18 gola dhe regjistroi 9 asistime në 33 ndeshje
Fisnik Asllani e ka vazhduar kontratën me skuadrën gjermane Hoffenheim.
Pas dy viteve të fundit që i kaloi në formë huazimi, Asllani beson se është koha e duhur për ta dëshmuar veten në elitën e futbollit gjerman, transmeton albinfo.ch.
“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me TSG Hoffenheim. Pas periudhave të huazimit të dy viteve të fundit, thjesht kisha ndjesinë se udhëtimi im në Hoffenheim ishte larg përfundimit. Jam shumë i motivuar dhe tani dua të afirmohem në TSG dhe të provoj veten në Bundesligë”, deklaroi Asllani për faqen zyrtare të klubit.
“E njoh klubin, shumë nga lojtarët në skuadër dhe të gjithë stafin e TSG. E gjithë kjo do ta bëjë kthimin tim më të lehtë, kështu që tani mund të përqendrohem plotësisht në aktivitetet e mia sportive”, deklaroi sulmuesi nga Kosova.
Gjatë sezonit të kaluar, ai pati një paraqitje mbresëlënëse në Bundesliga 2 me ekipin SV Elversberg, ku realizoi 18 gola dhe regjistroi 9 asistime në 33 ndeshje.
https://www.facebook.com/share/r/19HVSQXj9w/
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











