Lajme
Fiton nisma e asambleistit shqiptar: Policia duhet të lëshojë fatura pas kontrolleve
Në fëmijërinë e tij, politikani Reis Luzhnica kishte përjetuar profilizimin racor. Ai tani kërkon ta zgjidhë këtë problem me një iniciativë në Asamblenë e Cyrihut
Dy këshilltarë bashkiakë (asambleistë) të PS-së kërkojnë që policia e qytetit të Cyrihut, në të ardhmen të lëshojë fatura për kontrollet e identitetit, trasnmeton albinfo.ch. Fatura duhet të përmbajë informacion për personin që kontrollohet, stacionin dhe numrin e punonjësit të policisë, informacione të përgjithshme si koha dhe vendi dhe arsyeja e kontrollit.
Qëllimi: të zvogëlohen kontrollet arbitrare ndaj njerëzve bazuar në pamjen ose origjinën e tyre.
Njëri prej politikanëve, bartës të nismës është Reis Luzhinca. Ai, që nga viti i kaluar bën pjesë në këshillin bashkiak të Cyrihut, si asamblesit i PS-së.
Siç është shprehur në mbledhjen e asamblesë 32-vjeçari me origjinë shqiptare, ai është kontrolluar vazhdimisht nga policia gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka qëlluar shpesh me miqtë e tij në momentin e kontrolleve, por vetëm ai kontrollohej nga policia, raporton “Tagesanzeiger”.
Pavarësisht disa votave kundërshtuese – mocioni u miratua
Postulati, përveç nga PS, ka marrë miratimin edhe nga përfaqësuesit e GLP dhe AL në asamble. Megjithatë, shefja e sigurimit, Karin Rykart (të Gjelbrit), nuk ishte shumë entuziaste me gjithë këtë.
Qyteti tashmë ka zbatuar masa të mjaftueshme kundër profilizimit racor, thotë ajo për “Tagesanzeiger”. “Fatura me emër dhe mbiemër nuk përbën ndonjë vlerë të shtuar ”.
Nisma gjithashtu nuk u prit mirë nga FDP dhe SVP. Këto parti kanë frikë se faturat do të krijojnë një “përbindësh burokratik”, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, nisma u miratua nga këshilli bashkiak me 72 vota pro dhe 41 kundër.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














