Kosova
Fjalimi i kryeministrit të ri të Kosovës
Pas votimit të qeverisë nga deputetët e kuvendit, Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve
Albin Kurti, kryeministri më i ri i Kosovës, iu është drejtuar qytetarëve dhe deputetëve me një fjalim.
Në këtë fjalim, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar rruga e ndryshimit që siç u shpreh ai, që të gjithë e kanë dëshiruar, shkruajnë mediat kosovare.
“Unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin e juve sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë e kemi dëshiruar”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.
Po ashtu, Kurti në fjalimin e tij, ka thënë se tashmë ka përfunduar epoka kur interesi personal është vënë mbi atë shtetëror.
“Kosova ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit ka përfunduar”, u shpreh ai.
Mirëpo, në fjalimin e tij, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se synimi kryesor i qeverisë së tij dhe i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO si dhe vazhdimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne bashkërisht synojmë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, tha Kurti, duke shtuar se partneriteti me SHBA-të do të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Natmir Mehmedi – një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon Ajo që e bën Natmirin të veçantë nuk është vetëm rrugëtimi i tij profesional, është mënyra... -
Agon Sejdiu, piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Lucernit dërgon 18,000 letra të pasakta tatimore Zyra Tatimore e Lucernit, në bashkëpunim me një partner të jashtëm, dërgoi javën e kaluar një... -
Natmir Mehmedi – një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon -
Zvicra pranë një marrëveshjeje të re tregtare me SHBA-në, tarifat pritet të ulen në 15% -
Deri në 20 gradë: Flluska e nxehtësisë së Saharasë ngroh Zvicrën -
Gjuetarët e apartamenteve në Zvicër paralajmërohen për rritje të mashtrimeve të reja










