Sport
Flamur Mehmeti, shqiptari i radhës në boksin profesionist
Të premtën e kaluar në arenën e Circus Krone në München, boksieri me prejardhje nga Llapi por i lindur në Gjermani, fitoi meçin e tij të parë si boksier profesionist
Se shqiptarët kanë talent në sportet luftarake, është vërtetuar shpesh në të kaluarën. Edhe në ditët e sotme, numri i këtyre sportistëve që janë aktiv në sportet luftarake është i madh. Sidomos boksierë me prejardhje shqiptare, sot zbresin në ring në liga të shteteve të ndryshme europiane. Ata janë edhe pjesë e disa reprezentacioneve europiane por edhe rrugen në boksin profesionist e kanë gjetur shumë prej tyre.
Hapin e parë në këtë drejtim e bëri edhe boksieri 21-vjeçar Flamur Mehmeti. Të premtën e kaluar në arenën e Circus Krone në München, boksieri me prejardhje nga Llapi por i lindur në Gjermani, fitoi meçin e tij të parë si boksier profesionist.
Është e pazakonshme që një boksier aq i ri të fillojë karrierën profesioniste, sidomos kur ai me këtë sport filloi të merret tek në moshën 17 vjeçare.
“Si shumë të rinjë në këtë moshë, edhe unë luaja futboll dhe basketboll. Boksin e nihja vetëm nga ekrani televiziv, pranë të cilit ulesha shpesh me babain tim dhe përcillnim meçe të ndryshme boksi”. Aty Flamurit i lindi dëshira për të provuar edhe sportin fisnik të boksit. Nënës së tij nuk i pëlqeu kjo ide. Ajo mendonte se ky sport nuk është i mirë për shëndetin. Vetëm disa javë më vonë Flamuri pati edhe meçin e tij të parë si bokser. Karriera e tij filloi furishëm. Pas vëtëm tre muajsh ushtrimesh në qytetin ku jetonte Cham, ai u bë anëtar i klubit BC Straubing për të cilin boksonte në Bundesligën gjermane. Brenda një viti ai u bë kampion Gjermanisë jugore e më vonë edhe kampion i krejt Gjermanisë për juniorë në kategorinë e mesme deri në 75 Kg.
Pasoi ftesa për reprezentacionin e Gjermanisë ku edhe boksoi me sukses në kategorinë gjysmë të rëndë. Para disa muajsh, meçin e tij si reprezentues i Gjermanisë kundër përfaqësueses austriake, e përcollën edhe menagjerët e trajnerët, vëllezërit Pavlica dhe Mladen Steko, të ciliët i ofrojnë boksierit të talentuar nje kontratë profesioniste. Nën kujdesin e vazhduesheëm të dy vëllezërve që janë të njohur në skenën gjermane të boksit, Flamuri fillon përgaditjet për meçin e parë si profesionist. Në një meç të nivelit të lartë, ai mundi kundërshtarin Lukas Paszkowsky.
“Isha përgaditur mirë dhe pritja fitoren në meçin tim të parë si profesionist. Këtë meç e shoh si fundament të karrierës sime. Do të ushtroj shumë të realizoj qëllimin: luftën për titull në ndonjë nga federatat e boksit” flet i emocionuar Flamur Mehmeti të cilin në München e përcollën një numër i madh përkrahësish e të cilëve ai edhe ju dedikon fitoren e parë.
Rruga deri te një titull është e gjatë dhe kërkon punë të madhe. Flamuri ushtron shpesh me trajnerin e njohur të fitnesit René Röthke i cili në të njëjtën kohë është trajner fitnesi i ekipit të hokejit mbi akull të qytetit Straubing
E pazakonshme për një boksier profesionist është edhe plani B që ka ky boksieri intelegjent. ”Edhepse qysh tash mundem të jetoj mirë nga boksi, unë jam duke studiuar në Univerzitetin e Landshutit informatikë ekonomike dhe menagjment të projekteve” flet Flamuri për shkollimin e tij të cilin e sheh si shtyllë tjetër krahas boksit.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e... -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë














