Lajme
Flamuri i Kosovës valon në Calgary, në 12-vjetorin e Pavarësisë
Diaspora shqiptare në Kanada zhvillon veprimtari festive për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Është bërë e ditur se pranë Bashkisë së qytetit të Kalgarit, provincës së Albertës, Kanada, u ngrit flamuri i Kosovës e organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze. Në këtë ceremoni sa të thjeshtë, po aq kuptimplote pas mbajtjes së fjalës nga kryetari i shoqatës, z. Ilir Kuqi, e cila u pasua nga fjalimi i gazetarit të mirënjohur në rrethin e shqiptarëve të Kalgarit, z. Nebi Murseli, u bë ngritja e flamurit. Në këtë ditë të bukur shkurti me diell, ndjehej krenaria dhe gëzimi në sytë e shqiptarëve të mbledhur, të cilët ishin nga të gjitha trevat shqiptare për të qenë dëshmitarë të ngritjes së flamurit, transmeton albinfo.ch.
Nebi Murseli në fjalimin e tij theksoi sa e rëndësishme është kujtimi i kësaj date historike për popullin shqiptar të Kosovës, datë e cila përmbush amanetin e të rënëve për liri e pavarësi, shkruan albcanyyc.
“Kosova nuk ka qenë asnjëherë një koncept thjesht gjeografik, tha në fjalimin e tij z. Murseli, prandaj të gjithë ne shqiptarët kudo që jemi ta kujtojmë gjithmonë këtë tokë dardane, tokë për të cilën kanë rënë shqiparë nga të gjitha trojet etnike. Sakrificat dhe dashuria për këtë tokë duhet të jetë lajtmotivi që brezave të ardhshëm e kemi detyrim t’ua kujtojmë historinë e Kosovës sonë të lavdishme dhe kreshnike”.
Pas fjalimit të z. Nebi, u bë ngritja e flamurit, e shoqëruar nga himni i Kosovës. Nuk mund të mbyllej një ceremoni e tillë pa një këngë si “Kuq e Zi”, e cila zgjon ndjenja atdhedashëse e bashkimi mes shqiptarësh. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant














