Kosova
Flamuri i SHBA-së ulet në gjysmështizë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë, pasi presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditë zie, në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin e djeshëm në veri.
Në njoftimin nga ambasada përmes rrjetit social “Facebook” thuhet se u bashkohen institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e këtij zyrtari policor, përcjell albinfo.ch.
“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, më 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. U bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih Një banor kundërshton vendosjen e kufizimit prej 30 km/h në një segment rrugor në Männedorf, ndërsa... -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”













