Lajme
Flet doktoresha shqiptare e spitalit të Grazit, rrëfen mobilizimin pas tragjedisë në shkollë
Rina Demjaha, mjeke specializante në Departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Grazit, ka folur për RTK në lidhje me ngjarjen tragjike që goditi Grazin e Austrisë.
Ajo ka konfirmuar se spitali publik i Grazit dhe i gjithë universiteti janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e sulmit.
“Sot është mobilizuar i gjithë universiteti dhe spitali publik i Grazit, ku kanë ardhur viktimat dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes. Austria deri më tani është njohur si një nga vendet më të sigurta, me një kontroll të lartë dhe vetëdijesim të lartë të popullsisë. Këto lloj sulmesh nuk janë pritur, ndaj edhe i gjithë populli është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë,” është shprehur Demjaha, përcjell albinfo.ch.
Ajo tha se, sipas informacioneve të deritanishme, autori i dyshuar i sulmit është një shtetas austriak, ish-nxënës i shkollës ku ndodhi tragjedia, por që nuk kishte diplomuar atje.
“Identiteti i tij është bërë publik, ndërkohë që identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar, pasi autoritetet po vazhdojnë hetimet,” tha ajo.
Demjaha po ashtu tha se deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende një informacion konkret për shkaqet që çuan në këtë tragjedi.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













