Lajme

Fluks i madh nga diaspora në aeroportin e Prishtinës

Prijnë mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania

Vetëm në dy javët e para të gushtit janë procesuar mbi 216.758 mijë udhëtarë, shkruan albinfo.ch.

Pushimet verore kanë bërë që shumë mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës.

Për dallim nga shtetet e tjera, numri më i madh i ardhjeve në Kosovë është nga Gjermania dhe Zvicra.

Vetëm në dy javët e para të këtij muaji (gusht), gjithsej kanë ardhur 91,634 udhëtarë nga shtetet evropiane drejt Prishtinës, raporton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe Albinfo.ch mëson se 125,124 udhëtarë janë nisur nga aeroporti i Prishtinës drejt shteteve nga ata punojnë dhe veprojnë.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, është shprehur për albinfo.ch se në dy javët e para të gushtit janë procesuar mbi 216,758 mijë udhëtarë, dhe qindra fluturime.