Lajme
Fluks udhëtarësh në Durrës, mbi 2400 pasagjerë u nisën drejt Italisë
Rikthehet fluksi i udhëtarëve, tashmë me drejtim portet e vendit fqinj, Italisë. Mbrëmjen e të mërkurës u nisën dy tragete nga porti i Durrësit drejt atij të Barit me 2432 pasagjerë, përcjell albinfo.ch.
Pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje, emigrantët kthehen ne vendet e tyre të punës.
“Qëndrova 10 ditë me fëmijët, u kënaqëm”, tha një emigrant.
“Shqipëria është e bukur shumë, nuk ka si vendi jot. Kam 23 vite në Itali, por nuk ka si Shqipëria”, shtoi një tjetër.
“Kam 2 vite që nuk vij në Shqipëri për Vitin e Ri, ka ndryshuar çdogjë. Vendi është bërë më i bukur”, u shpreh emigranti tjetër.
Burime nga kapiteneria bënë të ditur se nga kjo e enjte nisin lundrimet e dyfishta të trageteve nga porti i Durrësit. Për përballimin e fluksit të pasagjerëve në dalje, ka nisur aplikimi i masave shtesë. 22 sportele janë vënë ne dispozicion të përpunimit në kohë dhe pa vonesa të pasagjerëve dhe mjeteve.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











