Integrimi
Fotoja e Jetmirës shkakton shumë reagime në Zvicër
Jetmira është edhe humanitare e madhe, dhe ka ndihmuar shumë personat që kanë pasur nevojë në Kosovë
Një fotografi e Jetmira Avdilit të Solothurnit (24), që e mban uniformën ushtarake të Kosovës, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Ajo nuk priste kaq shumë reagime, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Foton e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku shkruan: “Ushtria është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Jam krenare me ju. Rrnof Ushtria e Kosovës”, shkruan ajo, përcjell albinfo.ch.
Kjo foto është pëlqyer më shumë se 21 mijë herë në Instagram, por ka marrë edhe shumë komente.
Sa për njohuri, ajo ka shërbyer 300 ditë shërbimin ushtarak në Zvicër, dhe gjithashtu edhe sa ishte në ushtrinë zvicerane ka bërë shqiponjën, shkruan albinfo.ch.
“Nuk kam menduar se do të kishte kaq shumë reagime. Foto është bërë më 14 dhjetor, kur Kosova ka njoftuar se do të kishte ushtrinë e saj”, thotë Jetmirja.
Shumë akuza në drejtim të saj, nëse e ka tradhtar vendin. “Tradhtia do të ishte nëse vërtet do të bashkohesha me ushtrinë e Kosovës, por nuk do ta bëja këtë. Kam shërbyer në ushtrinë zvicerane dhe jam shumë e lumtur”, thotë tutje ajo, shkruan albinfo.ch.
Ajo kishte shërbyer në ushtrinë zvicerane, por një fotografi me shqiponjë e ‘solli përfundimin e karrierës’. Ajo ishte ushtare e aeroportit në vitin 2013, kur u fotografua me ushtarë të tjerë, duke bërë shqiponjën.
“Dëshiroja t’i bashkohesha Ushtrisë Zvicerane në Kosovë, por u refuzova. Arsyeja ishte çështja e shqiponjës. Do të isha e përsosur në atë pozitë”, shprehet 24-vjeçarja.
Ajo është jo-politike dhe nuk dëshiron të flet për luftë. “I shes këto këmisha për të mbledhur fonde për Kosovën. Nuk dua të flas për luftën, sepse duhet të kemi paqe”, shprehet tutje 24-vjeçarja.
Jetmira është edhe humanitare e madhe, dhe ka ndihmuar shumë personat që kanë pasur nevojë në Kosovë.
“Kur përmendet Kosova në dritën pozitive, mua më hapet zemra dhe gëzohem për çdo mendim të mirë ndaj Kosovës apo shqiptarëve”, ishte shprehur ajo kohë më parë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













