Fotografoi: Loreta Cuka
Lajme
Fotot e baballarëve të angazhuar në përkujdesin ndaj fëmijëve në Tiranë
Figura e babait në familjet shqiptare ka qenë prej vitesh ajo e një kryetari hijerëndë në shtëpi, i cili dashurinë e tij për fëmijët e shprehte me rreptësinë e stereotipave që përherë kanë rrethuar fjalë “burrë” në Shqipëri.
Sot, fatmirësisht, brezi i ri i baballarëve i ka thyer këto paragjykime teksa shihet si përkujdesës i barabartë ndaj fëmijëve, duke shtyrë karrocat apo duke ushqyer dhe luajtur me të vegjlit. Fotot e mëposhtme janë shkrepur në rrugët e Tiranës gjatë dy muajve të fundit dhe tregojnë ngrohtësinë e dashurisë atërore, që të jep shpresë se familja shqiptare po shkon ngadalë drejt vlerave perëndimore.
Një studim i vitit 2016 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD tregoi se burrat dhe gratë shqiptare e kanë ende të vështirë të gjejnë balancën e artë të ndarjes së punëve në familje. Sipas studimit gratë shpenzonin mesatarisht 4.66 orë për punë shtëpie ndërsa burrat më pak se gjysma e kohës së grave, pra 2.07 orë. Studiuesit vërejtën se kjo vjen për shkak se familjet në Shqipëri kanë ende nota patriarkale.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana






















