Lajme
Akullnajat në Islandë po zhduken me ritme alarmante
Islanda, përballë një të ardhmeje pa akullnaja
Një ndër akullnajat më të mëdha në Evropë është ajo Vatnajökull, e cila po zhduket me ritme alarmante. Me gjithë gjendjen kritike, ka shkencëtarë që mendojnë se situata nuk është e pashpresë dhe se mund të ngadalësohet me masat e duhura, transmeton albinfo.ch.
Duhe theksuar se Vatnajökull është akullnaja më e madhe e Islandës dhe për nga vëllimi është më e madhja edhe në Evropë. Ajo mbulon 8% të Islandës dhe ujërat që rezultojnë nga shkrirja ushqejnë lumenjtë më të fuqishëm të vendit.
Ndërkohë Parku Kombëtar i shpallur në këtë akullnajë ka dhjetë vullkane aktive. Më 2019 parku u përfshi në listën e UNESCO-s të Pasurive Botërore. Por shtresa e akullit po zvogëlohet me shpejtësi, thonë shkencëtarët.
“Shumë shqetësuese. Na ka habitur nga shpejtësia e ritmeve të shkrirjes”, thotë Snaevarr Gudmundsson me Shoqatën e Shtresave Akullnajore.
Sipas përllogaritjeve, rreth 150 mijë litra ujë shkrihen çdo sekondë nga majat akullnajore. Kjo rezulton në afro 13 miliardë litra akull të shkrirë në ditë.
Shkencëtari Gudmundsson parashikon se brenda pesë vjetësh shtresa e akullit nën këmbët e tij do të jetë zhdukur.
“Sipërfaqja e akullit po hollohet. Në këtë zonë shtresa e akullit tërhiqet afro 100 metra në vit. Në tre-katër vjet, nuk do të kem më akull, por dhe nën këmbë”.
E gjithë kjo, thotë ai, është rezultat i ngrohjes globale.
Për sa kohë që vazhdojnë të ekzistojnë akullnajat, do të rezistojë edhe shpresa për rikthimin e turistëve. Por shkencëtarët bëjnë paralajmërime shqetësuese:
“150-200 vjet më vonë, akullnajat do të jenë zhdukur. Islanda do të jetë pak a shumë e zhveshur nga akulli”, thotë një ekspert i akullnajave.
Shkrirja paraqet kërcënim për një numër sektorësh të prodhimit. Islanda ka një sektor të diversifikuar energjetik, që mbështetet në prodhim gjeotermik, hidroenergjetik e forma të tjera, të gjitha të varura nga pasuritë ujore të vendit që ushqehen nga akullnajat, shkruan VOA.
Komuniteti shkencor dhe autoritetet po bëhen përherë e më të vetëdijshme ndaj këtij rreziku dhe besojnë se nëse veprohet me shpejtësi, shkrirja do të ngadalësohet.
Ndërkaq, islandezët duket se po përgatiten për një të ardhme të mundshme kur Islanda nuk do të jetë më vendi i akullnajave. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën