Kuriozitete
Si të gjeni butonin ‘sekret’ në iPhone 12?
Mendoni se marka e re iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro kishte vetëm tre butona, apo jo?
Krahas butonit të fikjes dhe ndezjes dhe butonave të ngritjes / uljes së volumit, ekziston një ‘buton sekret’, që është, në fakt, i gjithë pjesa e pasme e vetë telefonit, shkruan Metro.co.uk.
Për ta aktivizuar, duhet të keni ekzekutuar versionin më të fundit të iOS dhe të jeni të gatshëm të gërmoni pak në Settings.
Apple e quan opsionin ‘Back Tap’ dhe kjo do të thotë që ju mund të prekni fjalë për fjalë pjesën e pasme të telefonit për ta bërë atë të bëjë diçka. Mund ta vendosni që të bëni gjëra të ndryshme, si ‘Mute’, ‘Screenshot’, ‘Spotlight’ e shumë opsione të tjera.
Si të gjeni opsionin Back Tap në iPhone?
Për të aktivizuar funksionin “Back Tap”, duhet të hapni menunë “Settings” në iPhone tuaj (me kusht që të keni azhurnuar në iOS 14) dhe të lëvizni poshtë te ”Accessibility”.
Nga atje, duhet të prekni ‘Back Tap’. Mund të aktivizoni edhe ‘Trokitje e Dyfishtë’ ose ‘Trokitje e Trefishtë’ nëse dëshironi gjithashtu.
iOS 14 ishte në dispozicion për t’u instaluar në pajisjet e përputhshme nga 16 shtatori.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën