Lajme
Franca ashpërson masat për shtetasit nga Britania dhe disa vende të BE-së
Masa do të hyjë në fuqi të dielën. Ky vendim erdhi si pasojë e përhapjes së variantit Delta, i cili ka rritur numrin e të infektuarve në të gjithë Evropën.
Franca ka ashpërsuar masat për qytetarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të BE-së si Spanja, Portugalia, Qipro, Greqia dhe Holanda. Të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë në Francë duhet të kenë një test negativ jo më pak të vjetër se 72 orë.
Britania e Madhe regjistroi më shumë se 51.000 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i rasteve ditore që nga 15 janari. Sipas autoriteteve shëndetësore, 99% e rasteve të reja janë me variantin Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Të premten, qeveria britanike njoftoi se personat e vaksinuar plotësisht që do të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca do të duhet të karantinohen 10 ditë.
Franca regjistroi 10.908 raste të reja dhe 22 viktima në 24 orë. Vendi njoftoi gjithashtu të shtunën se vendet si Tunizia, Mozambiku, Kuba dhe Indonezia ishin futur tashmë në “listën e kuqe” të vendeve me rrezik më të lartë të COVID-19.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












