Lajme
Franca do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro, pas rritjes së çmimeve
Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
“Leja e inflacionit” do të shkojë për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin një veturë apo një motor.
Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pjesën e tyre në fillim të vitit 2022, transmeton Telegrafi.
“Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri, Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit, tha ai.
Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë COVID-19./BBC
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












