Lajme
Franca, e kënaqur me zgjedhjet në Kosovë
Mbarëvajtja e përgjithshme e këtyre zgjedhjeve u takon të gjitha palëve, në Beograd dhe në Prishtinë, të cilët kanë favorizuar pjesëmarrjen në zgjedhje, thotë MPJ e Francës
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Francës e ka përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e konsideruar këtë si hap pozitiv për demokracinë në Kosovë. Megjithatë, Franca dënon dhunën e ushtruar nga disa ekstremist në veri, që kanë demoluar vendvotimet.
“Këto ishin zgjedhjet e para lokale të organizuara në gjithë territorin e Kosovës. Niveli i pjesëmarrjes ishte përgjithësisht i kënaqshëm, gjithashtu edhe në komunat serbe të jugut të Kosovës. Kjo është një shenjë e pranimit gjithnjë e më të madh të institucioneve të Prishtinës nga komuniteti serb. Ky është një hap pozitiv për demokracinë në Kosovë”, konsideron MPJ e Francës.
Mbarëvajtja e përgjithshme e këtyre zgjedhjeve, sipas tyre, u takon të gjitha palëve, në Beograd ashtu dhe në Prishtinë, të cilët kanë favorizuar pjesëmarrjen e mirë të votuesve në këto zgjedhje.
“Ajo i takon shumë edhe rolit të lehtësuesit i cili i ishte dhënë OSBE-së në katër komunat në veri të Kosovës. Kjo është po ashtu fakt i angazhimit të Unionit Evropian dhe misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve që ka ardhur me këtë rast”, thuhet në deklaruarën e MPJ të Francës.
Megjithatë, shteti francez dënon dhunën e ushtruar nga një pakicë e radikalëve që janë kundër normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pak para mbylljes së disa vendvotimeve në komunën e Mitrovicës së Veriut.
“Ajo dëshiron që të ndriçohen këto incidente, të cilët u kanë penguar disa qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre civile dhe politike”, thuhet më tej në deklaratë.
Franca, po ashtu e përgëzon përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit Evropian, Catherine Ashton, për ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












