Koronavirusi: çast pas çasti
Franca optimiste që nuk do të ketë valë të dytë të koronavirusit
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 83 raste të vdekjeve nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.
Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.
Patrick Pelloux, presidenti i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.
“Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur”, shtoi ai, duke theksuar nevojën që të vazhdohet me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore Një e katërta e njerëzve kanë kaluar fëmijërinë ose adoleshencën me një të afërm që vuante... -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër?












