Bota
Franca paralajmëron largimin nga BE-ja
“Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë”, ka thënë Marine Le Pen
Pas Britanisë së Madhe, edhe Franca ka paralajmëruar dalje nga Bashkimi Evropian. Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës në zgjedhjet e vitit 2017, Marine Le Pen, ka thënë se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendum për daljen e Francës nga BE-ja, shkruan albinfo.ch.
“Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë”, ka thënë eurodeputetja, duke kundërshtuar “totalitarizmin e Bashkimit Evropian”.
Sondazhet e opinionit tregojnë se Marine Le Pen në çdo zgjedhje po korr suksese më të mira dhe se mund të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç i ndodhi në vitin 2002 babait të saj Jean Marie Le Pen. Të shtunën ajo ka folur për tema të ndryshime, sidomos kundër fluksit të refugjatëve, asaj që e quan fundamentalizëm islamik dhe globalizim i egër.
“Për të gjitha temat që fola sot kundërshtarët e mi politikë kanë ndryshuar pozicionin për të paktën dhjetë herë, por ne mbetemi koherentë dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisën sot për Kosovë Trupat e pajetë të tre kosovarëve që humbën jetën të martën në një kantier punimi në... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg














