Lajme
Franca dhe Italia bashkëpunojnë për emigrantët
Franca ka pranuar sot të bashkëpunojë me Italinë, për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian për frenimin e valës së emigrantëve që vërshojnë ishullin Lampedusa.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencia e saj e refugjatëve i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndajë detyrën e kujdesit për emigrantët dhe në këtë mënyrë të lehtësojë shtetet kufitare.
Afro 7000 emigrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusas këtë javë, numër ky më i madh sesa numri i banorëve të ishullit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur se është përgjegjësi e Bashkimit Evropian të qëndrojë pranë Italisë.
“Dua t’u them miqve tanë italianë sinqerisht se besoj se është përgjegjësi e gjithë Bashkimit Evropian të qëndrojë pranë Italisë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman Shqiptari nga Kosova përzgjidhet në programin prestigjioz “Jugend und Parlament”, duke përfaqësuar të rinjtë në zemër... -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së -
KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55% -
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh Parlamenti zviceran ka miratuar një projektligj të ri që u mundëson personave të mbi-borxhuar të shpallin... -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029 -
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë?










