Bota
Franca Turqisë: S’ka shans të pranoheni në BE
Në një konferencë të përbashkët në Paris, Macron ka thënë se ka dallime mbi të drejtat e njeriut. Ndërsa Erdogan ka thënë se Turqia është e lodhur nga lutjet që t’i bashkohet BE-së,
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se nuk ka shans që Turqia t’i bashkohet Bashkimit Evropian tash.
Në një konferencë të përbashkët në Paris, Macron ka thënë se ka dallime mbi të drejtat e njeriut që kur në Turqi dështoi tentimpuçi më 2016.
Erdogan ka thënë se Turqia është e lodhur nga lutjet që t’i bashkohet BE-së, transmeton Albinfo.ch.
Ai më pas sulmoi një gazetar i cili e pyeti për raportimet se Turqia po çon armë në Siri. Gazetari dëshironte të pyeste Erdoganin për një raportim të gazetës ‘Cumhuriyet’, ndërsa Erdogan iu përgjigj ashpër.
“Kur bëni pyetje, duhet të jenë të kujdesshëm në këtë pikë. Dhe mos flisni me fjalët e tjetër kujt”, iu përgjigj Erdogan.
Macron ka thënë se është koha që t’i jepet fund hipokrizisë se kinse Turqia ka përparuar në bisedimet për anëtarësim në BE.
“Përderisa marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë shqetësuese, është e qartë se zhvillimet e fundit dhe zgjidhjet nuk lejojnë progres të procesit me të cilin jemi lidhur”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim? Fshati malor Graubünden i Brienz ishte jashtëzakonisht me fat gjatë rrëshqitjes së dheut në verën e...
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave