Lajme
Francë: Protestohet kundër dhunës në familje
Është bërë e ditur se mbi dhjetëra-mijëra persona kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.
Në Paris kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar, duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje. Ngjyra vjollce është ngjyra simbolike që përdoret për lëvizjen e të drejtave të grave.
Realisht, këto marshe u mbajtën vetëm dy ditë para se Qeveria franceze të publikojë rezultatet e një hetimi lidhur me dhunën në familje. Ekspertët për dhunën në familje të Këshillit të Evropës kanë thënë, gjatë kësaj jave, se Franca duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur viktimat dhe fëmijët e tyre nga dhuna në familje dhe të miratojë masa më efektive për të parandaluar dhunën në familje.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të pranojmë se gratë vriten sot dhe vazhdon të mos ketë ndëshkim për këtë. Shteti duhet të bëjë punën e vet për të garantuar siguri për të gjitha gratë”, tha për Reuters aktivistja Karine Plassard. Përveç në Paris, marshe kundër dhunës në familje u mbajtën edhe në Lion, Strasburg dhe qytete të tjera, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga