Bota
Francezët, kombi më i irrituar europian

Ndërmjet gjashtë vendeve më të mëdha europiane, Franca ka opinionin publik më të irrituar, sipas një sondazhi që mbuloi edhe Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Austrinë dhe Poloninë.
Sondazhi, i paraqitur në prag të zgjedhjeve europiane të majit thotë se 87% e francezëve kanë ndjenja negative, ndërkohë që te spanjollët kjo ndjenjë është në nivelin 86%, te polakët 67, të italianët 63 dhe te gjermanët 61%.
”Të paktën 49% e francezëve janë të irrituar, të frikësuar apo të pakënaqur dhe 39% e tyre duan ndryshime radikale. Të paktën 81% e francezëve mendojnë se elitat janë kundër tyre”, sipas sondazhit.
Francezët kanë përqindjen më të lartë edhe kur bie fjala për daljen nga BE, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ata renditen të parët me 17%, pastaj austriakët 13, më pas gjermanët 11, italianët tetë dhe polakët dhe spanjollët shtatë për qind.
Sondazhi u krye nga një konsorcium i instituteve europiane të kërkimit, përfshirë institutin italian SWG, atë gjerman INSA, francez IFOP, spanjoll SIGMA DOS dhe institutin polak IBRiS.
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal,...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit
-
Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet