Bota

Francezi e lidhi kalin para dyerve të xhandarmerisë franceze

Të martën, xhandarmeria e Lozère, në Florac (F), në faqen e saj në Facebook publikoi fotografinë e një kali duke pritur përpara dyerve të saj, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. 

Pronari kishte ardhur për të marrë patentën e shoferit, e cila i ishte hequr përkohësisht.

Francezi gjithashtu postoi një foto të kalit të tij, duke pritur në heshtje, në shoqërinë e një qeni.

Xhandarmeria e ka lejuar ta përdorë këtë mënyrëë, duke specifikuar më tej se kur “cevenezi I vërtetë të vijë për të rimarrë patentën e shoferit të tij, ai mund ta lidhë kalin para dyerve të xhandarmerisë”.

Me siguri se francezët janë të ballafaquar me rregulla të pazakonshme në rajon.