Futboll
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York
FSHF po vijon punën për identifikimin dhe afrimin e futbollistëve shqiptarë që jetojnë dhe aktivizohen jashtë vendit, duke e konsideruar këtë një prioritet të rëndësishëm për forcimin e ekipeve kombëtare.
Në këtë kuadër, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 27 qershor një “Open Stage” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e nismave për zbulimin e talenteve të reja në diasporë.
Aktiviteti do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Warwick, New York dhe do të drejtohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, së bashku me përfaqësues të FSHF-së.
Aplikimet për pjesëmarrje janë ende të hapura për të gjithë të interesuarit. “Open Stage” u jep mundësinë futbollistëve shqiptarë të lindur në vitet 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, që aktivizohen në SHBA dhe Kanada, të tregojnë aftësitë dhe potencialin e tyre.
Qëllimi i kësaj nisme është evidentimi, vlerësimi dhe ndjekja nga afër e talenteve të diasporës, me synimin për t’i afruar pranë ekipeve kombëtare të moshave.
FSHF ka shtuar kontaktet me komunitetet shqiptare jashtë vendit në vitet e fundit, duke organizuar aktivitete dhe seleksionime në vende të ndryshme ku jetojnë futbollistë me origjinë shqiptare.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave. Lojtaret shqiptare që aktivizohen në SHBA dhe Kanada, pa kufizim moshe, do të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke krijuar një tjetër mundësi për identifikimin dhe afrimin e tyre me ekipet kombëtare.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











