Lajme
FSK-ja ftohet në operacion të përbashkët trajnues me KFOR-in
Në ushtrimet e operacionit “Balkan Hawk” (Skifteri i Ballkanit), që rregullisht dhe tradicionalisht kryhen nga njësitet e KFOR-it, Forcës së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, kësaj radhe do të merr pjesë edhe Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK).
Në këtë operacion trajnues, që do të mbahen në fund të qershorit, sipas komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler, për shkak të integrimit të elementeve të operacioneve të shpëtimit, FSK-ja do të merr pjesë në ushtrimin e integruar dhe të sjellin tek ky ushtrim aftësitë e tyre thelbësore, si çminimin, evakuimin mjekësor, kërkim-shpëtimin ose zjarrëfikjen.
Buehler ka thënë se ky ushtrim është një operacion trajnues i integruar prej disa forcave të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të jetë i përgatitur profesionalisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke përfshirë edhe kontrollin e turmave dhe trazirave, si dhe operacionet e shpëtimit.
Ndërkohë, lidhur me këtë operacion trajnues dhe me çështjen e sigurisë në Kosovës sot, pa paralajmërim të mëhershëm për media, ka qëndruar komandanti i Komandës së NATO-s në Evropë, admirali James Stavridis, i cili, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Buehler dhe me bashkëpunëtorë, takuan në Ministrinë e FSK-së, Agim Çeku dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.
Admirali Stavridis e ka vlerësuar lart zhvillimet e FSK-së, duke inkurajuar ministrinë dhe FSK-në për zhvillimin e saj edhe në të ardhmen, ndërsa ministri Çeku e ka falënderuar admiralin Stavridis për vizitën që i bëri ministrisë, si dhe e njoftoi për të arriturat e deritanishme, për prioritet e tij dhe për zhvillimin e FSK-së në përmbushjen e kapaciteteve të plota operacionale, si forcë profesionale dhe multietnike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? Më 14 qershor, votuesit në Zvicër do të japin mendimin e tyre për dy nisma federale,... -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal”














